Shkoi në spital i plagosur me armë, policia zbardh ngjarjen: 40-vjeçari nga Vora inskenoi një atentat

Një 40-vjeçar nga Vora u paraqit ditën e djeshme në spital, i plagosur me armë. Policia njoftoi se shtetasi E. A ishte vetëplagosur me armë në këmbë.

Në vijim të veprimeve hetimore, blutë e kryeqytetit kanë zbardhur dhe dokumentuar ngjarjen dhe kanë vënë në pranga 40-vjeçarin.

Ky i fundit u vetëplagos aksidentalisht në banesë, me armën e zjarrit që e posedonte pa leje, dhe më pas shtiu disa herë, që të inskenonte një atentat ndaj tij.

Për të penguar zbulimin e së vërtetës, ky shtetas ka hequr DVR-në e një kamere të sigurisë pranë banesës së tij.

Gjithashtu për “moskallëzim krimi” është arrestuar edhe shtetasi S.K, 43 vjeç, pasi e ka transportuar 40-vjeçarin në spital dhe gjatë veprimeve procedurale nga Policia, nuk ka kallëzuar për rrethanat e ngjarjes.

40-vjeçari vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Të Fundit