Shkodra “fole” prostitucioni, goditen 8 qendra: Procedohen 13 vajza të huaja

Policia e Shkodrës ka goditur 8 qendra prostitucioni që ushtronin aktivitetin e tyre të paligjshëm në banesa të ndryshme të qytetit. Operacioni i koduar “Payment” u krye me sukses pas një pune disa mujore të ndjekur me metoda speciale të hetimit.

Si rezultat, u proceduan penalisht 13 shtetase të moshës nga 22 deri në 42 vjeçe, të cilat vinin nga shtetet si Peruja, Azerbajxhani, Brazili, Mali i Zi dhe Kina. Gjithashtu, përmes këtij operacioni janë kryer procedime dhe për dy shtetas shqiptarë, banues në Shkodër

“Në kuadër të këtij operacioni u proceduan penalisht 13 shtetase nga disa Peruja, Mali i Zi, Azerbajxhani, Kina dhe Brazili, konkretisht shtetaset: D. G., 31 vjeçe, banuese në Peru; Sh. G., 36 vjeçe, banuese në Azerbajxhani; V. G, 25 vjeçe, banuese në Peru; L. R, 27 vjeçe, banuese në Mal të Zi; S. B, 39 vjeçe, banuese në Mal të Zi; A. A, 29 vjeçe, banuese në Brazil; Ch. Zh., 42 vjeçe, banuese në Kinë; F. K., 29 vjeçe , banuese në Azerbajxhani; G. M., 38 vjeçe, banuese në Azerbajxhani; M. L, 22 vjeçe, banuese në Brazil; M. X., 29 vjeçe, banuese në Kinë; N. N., 33 vjeçe, banuese në Mal të Zi; U. G, 39 vjeçe, banuese në Azerbajxhani. Si dhe shtetasit shqiptar S.D 28 vjec dhe një 17 vjeçar të dy banues në Shkodër, të cilët u kapën në dy nga qendrat e prostitucionit”, njoftoi policia.

Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 28 telefona të markave të ndryshme, 1 tablet, 1 telekamer dhe një shumë e konsiderueshme parash në lekë euro dhe dollarë të përfituara nga ushtrimi i prostitucionit.

Operacioni dhe hetimet vijojnë për të identifikuar dhe kapur personat organizatorë të shfrytëzimit të prostitucionit.

Të Fundit