Shkoder/ Qytetaret bejne pfizer, u del sinovac, s’shkojne dot ne Gjermani-Stop-28 Tetor 2021

Fatmira dhe Xhemal Hajredini, janë dy bashkëshortë nga Shkodra, të cilët në 30 gusht u drejtuan në Qendrën Shëndetsore nr 2, për të bërë vaksinën Pfizer dhe në 20 shtator bënë edhe dozën e dytë me infermieren Valdete Pashaj. Disa ditë më vonë shkuan te “Adisa”, për të tërhequr certifikatën e vaksinimit, pasi donin të shkonin te djali në Gjermani. Fatmira ishte në rregull, por i shoqi, Xhemali, rezultonte në sistem, se kishte bërë vetëm dozën e parë në 16 prill Sinovac.Në këtë pikë Fatmira dhe Xhemali shkuan në Qendrën Shëndetsore nr. 2 dhe i thanë infermieres Valdete Pashaj ta zgjidhte problemin e krijuar. Por deri tani nuk është bërë asgjë.Pas qytetarëve të interesuar, në qendrën shëndetsore shkon gazetarja e “Stop”. Infermierja Pashaj thotë, se është në rregull dhe në formularët e saj të Komunikimit, provohet, se dy bashkëshortët Hajredini kanë bërë dy dozat e vaksinës Phizer.

Të Fundit