Shkodër: Në përpjekje për të shpëtuar 2 turistë, mbytet kapiteni i anijes

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e sotme në liqenin e Shkodrës. Rreth orës 16:32, Salla Operative e Policisë ka marrë njoftim se kapiteni i një anijeje turistike, në pronësi të Bashkisë Shkodër, dyshohet se është mbytur gjatë një aksioni shpëtimi.

Sipas informacioneve paraprake, kapiteni i anijes,Arben Alamani 51 vjeç, ka ndërhyrë për të shpëtuar dy turistë që kishin rënë në ujë. Fatmirësisht, turistët janë shpëtuar dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe ekipet e kërkim-shpëtimit, të cilat po vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të 51-vjeçarit.

Grupi hetimor është angazhuar në zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Të Fundit