Shkodër/ Kapen 4002 mijë rrënjë kanabisi, merren në hetim 5 kryetarë fshatrash

Policia e Shkodrës këtë të hënë ka gjetur 4002 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa dhe ka proceduar 5 kryetarë fshatrash lidhur me këtë veprimtari të jashtëligjshme.

Në kuadër të operacionit të koduar “Koordinata”, në territorin e njësive administrative Pult, Ana e Malit, Shosh dhe Shalë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën gjithashtu dhe 510 gramë të kësaj lënde dyshuara narkotike Cannabis Sativa në formën e boçes.

Në vijim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për kryetarin e fshatit Nënmavriq, shtetasin L. L.; kryetarin e fshatit Leknikaj, shtetasin K. K.; kryetarin e fshatit Kuje, shtetasin D. V.; kryetarin e fshatit Vuksanaj, shtetasin K. Gj., për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskallëzimi i krimit”, për  kryetarin e fshatit Palaj, shtetasin K. K.

Ndërkohë, vijon puna për identifikimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të autorëve të kultivimit të bimëve narkotike.

Të Fundit