Një 44-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi dyshohet se ka shkaktuar ndotje të konsiderueshme të mjedisit përmes djegies së mbetjeve.
Sipas njoftimit zyrtar, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër kanë ndaluar shtetasin G. Gj., banues në Shkodër, i cili dyshohet se mbrëmjen e djeshme, rreth orës 20:30, ka ndezur zjarr për të djegur mbetje në ambientet e subjektit që ai menaxhon, në lagjen “Bahçallëk”.
Si pasojë , është shkaktuar ndotje e madhe në zonën përreth, duke rrezikuar mjedisin dhe shëndetin e banorëve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprat penale “Menaxhimi i mbetjeve”, “Ndotja e ajrit”, “Ndotja e ujërave” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër apelon për qytetarët, për kujdes maksimal në çdo veprim që mund të rrezikojë mjedisin, jetën e qytetarëve apo pronën publike dhe private, pasi do të përballen me ligjin.