Ballkoni i katit të pestë të një pallati në qytetin e Mamurrasit është shkëputur pasditen e sotme duke rënë një kat më poshtë.
Banorët kanë lënë banesat të shokuar nga rreziku se mos shembja përshkallëzohej. Ndërkohë që policia ka vendosur perimetrin e sigurisë.
Tashmë pritet mbërritja e ekspertëve të cilët do të vendosin nëse pallati është apo jo i banueshëm.
Deri tani shkak i rënies së ballonit është amortizimi i godinës. Mësohet se pallati ku ka ndodhur ngjarja ishte rikonstruktuar një muaj më parë në kuadër të programit të rindërtimit nga tërmeti.