Shkencëtari: Kam punuar në laboratorin e Wuhan-it, e di çfarë ka ndodhur – Stop
Bota, Të Gjitha

Shkencëtari: Kam punuar në laboratorin e Wuhan-it, e di çfarë ka ndodhur

Një shkencëtar që ka punuar në laboratorin e Wuhan ka pohuar se Covid kishte rrjedhur nga laboratori dhe nuk ka kaluar nga kafshët te njerëzit.

Andrew Huff, ish-zëvendëspresident i Aleancës EcoHealth, tha se kjo është një nga fshehjet më të mëdha në histori dhe dështimi më i madh i inteligjencës amerikane që nga 11 shtatori, shkruan The Sun.

Instituti i Virologjisë në Wuhan, një laborator i sigurisë së lartë i specializuar për koronaviruset ka qenë në sy të botës ndërsa ende nuk është zbuluar origjina e saktë e koronavirusit.

Si Kina ashtu edhe ekspertët e labaratorit në Wuhan kanë mohuar çdo akuzë, por provat se virusi në fakt ka dalë nga laboratori.

Dhjetëra ekspertë kanë sugjeruar se Covid mund të ketë dalë nga laboratori i Wuhanit përmes një studiuesi të infektuar ose shkeljeve të mundshme të sigurisë në vend.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *