“Shkatërruan shtëpitë tona dhe ikën” denoncimi i banorëve të Kodër Zgjupës

“Devoll Hydropoëer” është një shoqëri e regjistruar në Shqipëri, pjesë e Grupit norvegjez Statkraft, që ka ndërtuar dhe operon me Hidrocentralet e Banjës dhe Moglicës, në kuadër të Projektit Hidroenergjetik të Devollit, bazuar në një koncesion të miratuar nga Parlamenti Shqiptar. Si pasojë e këtij investimi, në fshatin Kodër Zgjupë, u dëmtuan banesat, pasi nga punimet, eksperimentet nëntokësore krijuan shkarje.Disa banorë ankohen, se u janë dëmtuar banesat, dhe janë bërë verifikimet, kur ata kanë qenë në emigrim. Kryetari i bashkisë, Besian Ajazi thotë, se e ka kërkuar tre herë zgjidhjen e problemit të banesave të këtyre banorëve.

Të Fundit