Shkatërroi zyrën dhe kompjuterat, arrestohet ish-drejtori i AKU-së Durrës! Dyshohet për probleme mendore

Gjykata e Durrësit ka vlerësuar të ligjshëm arrestimin në flagrancë të shtetasit Elton Varaku, ish-drejtor i Autoritetit Kombëtar të Ushqimi AKU dhe ka vendosur masën “Arrest me burg”.

Varaku ka kërkuar falje, ndërsa avokati i tij deklaroi se reagimi ishte i çastit. Sipas prokurorisë, ai akuzohet për shkatërrim prone dhe kanosje.

Pas largimit nga detyra, ish-drejtori ka shfaqur probleme në sjellje. Të premten e kaluar, ai është kthyer në zyrë dhe ka kryer veprime të dhunshme, duke shkatërruar kompjutera dhe objekte të ndryshme pune, si dhe duke përdorur gjuhë kërcënuese ndaj punonjësve të institucionit.

Policia ndërhyri pas njoftimit dhe e arrestoi atë në flagrancë.

Bëhet me dije se gjatë periudhës së fundit, Varaku shfaqte çrregullime mendore. 41-vjeçari nga Shijaku ka mbajtur gjatë dekadës së fundit poste të ndryshme drejtuese në qytetin e Durrësit.

Të Fundit