Shkarkohet Presidenti Ilir Meta me 104 vota pro nga Kuvendi

Kuvendi i Shqipërisë ka votuar ditën e sotme raportin për shkarkimin e Presidentit të Republikës Ilir Meta.

Bëhet me dije se raporti është miratuar dhe Presidenti i Republikës Ilir Meta është shkarkuar me 104 vota pro, 7 vota kundër dhe 3 vota abstenim.

Pas shkarkimit nga Kuvendi, vëmendja do të zhvendoset tek Gjykata Kushtetuese, e cila do të vendosë përfundimisht për shkarkimin ose jo të Presidentit Ilir Metës.

Shkarkimin e presidentit Meta, Partia Socialiste e ka konsideruar si një nevojë për të “çliruar Presidencën nga një pengmarrje”.

Kujtojmë se ka qenë vetë Partia Socialiste ajo e cila e ka ndërrmarë këtë hap duke ngritur kështu një Komision Hetimor që është marrë me hetimin e të gjitha shkeljeve të bërë nga ana e Presidentit.

Ilir Meta është Presidenti i parë i  Republikës së Shqipërisë i cili shkarkohet nga Parlamenti për shkelje të rëndë të Kushtetutës.

Të Fundit