Shkallë e ulët kriminaliteti, mbyllen burgjet në Holandë

Holanda do të mbyllë disa nga burgjet në vitet e ardhshme për shkak të një rënie të vazhdueshme të shkallës së kriminalitetit.  Vendi i ka kushtuar vëmendje të madhe programeve të diversionit, riintegrimit dhe rehabilitimit, të cilat kanë rezultuar të jenë shumë të suksesshme në ndërgjegjësimin e njerëzve, të cilët kanë qëndruar larg nga sistemi i drejtësisë penale dhe kryerja e krimeve.

Sipas Ard van der Steur, ministri holandez i Sigurisë dhe Drejtësisë, tha se janë dy arsye për këtë.

Së pari, gjyqtarët po japin dënime më të shkurtra, që do të thotë se shkelësit kalojnë më pak kohë pas hekurave, dhe së dyti, ka pasur një rënie të ndjeshme të krimeve të rënda.

Gjatë viteve të fundit, shkalla e krimit në Holandë ka rënë mesatarisht 0.9% çdo vit, sipas Dutch News. Për këtë arsye vendi ka mbyllur 8 burgje për shkak të rënies së numrit të të burgosurve në vitin 2009 dhe 19 të tjera në 2014.

Të Fundit