Shkaku kryesor i verbërisë mund të trajtohet me vaj peshku

Një suplement i vajit të peshkut mund të mbajë çelësin për trajtimin e një prej shkaktarëve kryesorë në botë të verbërisë.

Studiuesit kanë krijuar një formë të re të acidit yndyror omega-3 që është në gjendje të kalojë në retinën e syrit për të shmangur humbjen e shikimit që lidhet me Alzheimerin, diabetin dhe sëmundje të tjera.

Në një studim mbi minjtë, suplementi ishte në gjendje që fillimisht të përthithej nga zorrët në qarkullimin e gjakut dhe më pas të kalonte nga qarkullimi i gjakut në retinë. Kjo parandaloi degjenerimin makular të lidhur me moshën, shkruan KosovaPress.

Të Fundit