Autoritetet turke kanë lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar për djalin e presidentit të Somalisë, i cili dyshohet se me makinën e tij përplasi një postier, duke i shkaktuar atij vdekjen.
Mohammed Hassan Cheikh Mohamud u përplas me korrierin e postës në mes të ditës në Stamboll, ndërsa po ngiste një makinë që i përkiste konsullatës somaleze.
Turqia vendosi një ndalim udhëtimi për Mohamud, por zyrtarët besojnë se ai tashmë është larguar nga vendi.
Në një postim në rrjetet sociale kryebashkiaku i Stambollit, Ekrem İmamoğlu ndau pamjet e kapur nga kamerat e sigurisë për aksidentin, ku shihet makina që përplas motorin në pjesën e prapme.
Motoçiklisti, babai i dy fëmijëve, u dërgua në spital, por vdiq nga plagët e tij gjashtë ditë më vonë.
Një raportin fillestar të policisë shkruhej se Göçer ishte fajtor dhe për këtë arsye Mohamud u lirua, por rishikimi i pamjeve të kamerave të sigurisë sugjeron se mund të ketë një shpjegim tjetër për aksidentin.