“Shkak fatura e tavolinës”- Zbulohet si nisi sherri me 1 viktimë në lokalin e natës

Është zbuluar shkaku i konfliktit në lokalin e natës në Prizren, ku u vra me armë zjarri 31-vjeçari shqiptar me origjinë nga Kukësi dhe u plagos shoku i tij 27-vjeçar.

Paraprakisht dyshohet se autori të jetë pronari i lokalit, Dibran Hoxha, i njohur gjerësisht në rrjete sociale si “King Kobra”.

Sipas kryeprokurori kosovar Admir Shala shkak për konfliktin mes pronarit të lokalit dhe viktimës dyshohet të jetë bërë pagesa e faturës.

 

 

 

“Sot në orën 04:10, policia ka marr informatë se ka pasur të shtëna në afërsi të lokalit ‘Kobra City’, në dalje të Prizrenit rruga Prizren- Kukës. Dyshohet se ngjarja tragjike ka ndodhur pas një konflikti në lokalin ‘Kobra City’ me disa shtetas të Shqipërisë, lidhur me pagesën e faturës së shërbimeve”, ka thënë Shala për Telegrafin.

Të Fundit