Shitën vaj ulliri “ekstra të virgjër”, por ishte mashtrim: Cfare ndodhi me ciftin e mashtruesave!

Në shkurt të këtij viti transmetuam, sesi bashkëshortët nga Dimali i Beratit,e me banim në Shkodër, Edison dhe Vojsava Beshiri prej dy vjetësh shisnin vaj ulliri, që e reklamonin si ekstra të virgjër, por rezultoi me përzierje. Provuam në atë kohë, të blejmë vaj, dhe bashkëshortët Beshiri na siguruan për cilësinë e produktit.Më pas analizat treguan, se mund të kishte përmbajtje të tjera vajrash vegjetalë ose nga bërsitë e ullirit. Pas denoncimit tonë, u sekuestruan 300 litra vaj me përzierje lëndësh të panjohura dhe të dëmshme dhe automjeti, me të cilin shitej vaji.Policia shpalli në kërkim bashkëshortët Edison dhe Vojsava Beshiri dhe nisi një procedim penal për pronaren e objektit, ku kryhej veprimtaria. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për akuzat “Fshehja e të ardhurave”, “Mashtrimi me produktet ushqimore”, “Mospagim i taksave dhe tatimeve”, “Moslëshimi i kuponit tatimor” dhe “Ushtrimi i aktivitetit të palicencuar ose i paregjistruar në organet tatimore”.Tani mësojmë, se Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, ka regjistruar procedimin penal për këto vepra penale ndaj shtetasit Edison Beshiri, ndaj të cilit është ekzekutuar masa e sigurimit e caktuar nga gjykata.Masat janë “Detyrim paraqitjeje” dhe “Ndalim për të dalë jashtë vendit” për shitësin e vajit të falsifikuar.

Të Fundit