Shiste telefona “iPhone 13 Pro Max” të kontrabanduar, arrestohet pronari i dyqanit në Tiranë

Tiranë

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Phones”

Operacioni, nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë.

Sekuestrohen 27 aparate celulare iPhone 13 Pro Max, të dyshuar të kontrabanduar.

Vihet në pranga administratori i subjektit që i tregtonte, procedohet në gjendje të lirë një punonjës i këtij subjekti.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Phones”.

Si rezultat i tij u në arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– K. Q., 55 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjerë”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

Gjithashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi F. Q., 41 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit në subjektin me administrator shtetasin K. Q. dhe punonjës shtetasin F. Q., në Rrugën e Durrësit, shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 27 aparate celulare, që dyshohet se janë futur kontrabandë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedural

Të Fundit