Policia e Tiranës ka zbuluar një subjekt, ku shiteshin produkte me logo false, për të cilat nuk posedoheshin fatura blerjeje dhe nuk lëshoheshin fatura shitjeje.
Në kuadër të operacionit të koduar “Etiketa”, u zbulua në këtë paligjshmëri, një dyqan në rrugën “Sulejman Delvina” ku u arrestua pronari i dyqanit, shtetasi H. R., 29 vjeç, banues në Tiranë.
“Në këtë subjekt, gjatë kontrolleve, u gjetën mallra të ndryshme (veshje, çanta, syze dhe ora) me logo të markave ndërkombëtare, të dyshuara false.
29-vjeçari nuk kishte fatura mbi origjinën e mallrave.
Gjithashtu, dyshohet se nuk lëshonte kuponë për shitjen e tyre, me qëllim shmangen e detyrimeve tatimore”, bëri me dije policia.



