Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, si rezultat i një hetimi njëmujor, të kryer në koordinim me Prokurorinë e Fierit, me synim dokumentimin e veprimtarisë kriminale të një shtetasi të dyshuar të përfshirë në prodhim/shitje narkotikësh, finalizuan operacionin e koduar “Rikthimi”.
Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi A. L., 33 vjeç, banues në Lushnjë.
Nga kontrolli fizik, atij iu gjet një dozë lënde e dyshuar narkotike Kokainë, ndërsa nga kontrolli në automjetin që drejtonte, u gjetën 23 gramë të së njëjtës lëndë, të siguruara dyshohet me qëllim shitjen.
Bashkë me lëndën narkotike, u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, automjeti dhe 2 celularët e të arrestuarit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.



