Një sasi lëndësh piroteknike janë sekuestruar nga policia në Roskovec. Fishekzjarret tregtoheshin në një dyqan në lagjen nr.2 të qytetit.
Sipas policisë, këto lëndë piroteknike dyshohet se janë të kontrabanduara dhe fshiheshin të ardhurat e përfituara nga ky biznes.
Policia procedoi penalisht në gjendje të lirë pronarin e dyqanit, A.K. 37 vjeç banues në Roskovec. Në dyqanin e tij u sekuestruan disa kuti me fishekzjarre.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Fierit për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.