Shiste fishekzjarrë dhe kapsolla kontrabandë, e pëson pronarja e biznesit në Korçë

Një 40-vjeçare është proceduar penalisht nga policia në Korçë, pasi në subjektin në pronësi të saj, u gjetën dhjetëra fishekzjarrë dhe kapsolla të kontrabanduara.

40-vjeçarja u procedua nga blutë e Korçës për veprat penale, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

“Nga kontrollet e shtuara në subjekte të ndryshme, Policia konstaton një subjekt ku shiteshin lëndë piroteknike të kontrabanduara.

Sekuestrohen dhjetëra fishekzjarrë dhe kapsolla. Procedohet penalisht pronarja e subjektit.

Në vijim të kontrolleve që ushtrojnë në subjekte të ndryshme, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të kundërligjshme, shërbimet e Policisë të DVP Korçë kanë konstatuar se në një subjekt në lagjen nr.8, shiteshin lëndë piroteknike. Nga verifikimet e kryera më tej rezultoi se lëndët piroteknike ishin të kontrabanduara dhe se fshiheshin të ardhurat e përfituara nga aktiviteti në këtë subjekt.

Të Fundit