Në një studim të botuar në revistën “Diabetes” janë detajuar substancat që ndodhen në shishet plastike të ujit. Bisphenol A është një substancë që mund të veprojë në trupin e njeriut menjëherë pas kontaktit me plastikën. Kjo substancë është e ndaluar në Bashkimin Evropian për prodhimin e shisheve të bebeve që nga viti 2011, ndërsa importi dhe prodhimi i produkteve që e përmbajnë është gjithashtu i ndaluar, por rregulloret përkatëse nuk janë zbatuar në vende të tjera.
Sipas të dhënave të mbledhura, personat të cilëve iu dha bisphenol kishin një përgjigje të reduktuar ndaj insulinës, që do të thotë se substanca rrit rrezikun e zhvillimit të diabetit, tipi 2.
Prandaj kanë nisur diskutimet që plastika të ndalohet plotësisht në industrinë ushqimore, duke dhënë alternative si enët e çelikut apo qelqit.
Një tjetër studim mbi shishet plastike tregoi se ekspozimi i tyre në rrezet e diellit mund të çlirojë kimikate të rrezikshme, veçanërisht substancat që shkaktojnë kancerin.
Konkluzionet e fundit mbi plastikën tregojnë se kërkohet një qasje e re për përdorimin e tyre dhe se ndërgjegjësimi ekologjik i publikut për reduktimin e saj nuk është vetëm një trend i kohës.