4 raste të reja me COVID-19 brenda 24 orëve duke e çuar numrin në 55. Ekspertja e ISHP-së Silva Bino tha sot se Tirana ka numrin më të madh me 38 raste, Fieri me 6, Durrësi me 5 raste. Të gjitha këto raste kanë pasur kontaktet e tyre që janë gjurmuar, vetëizoluar dhe po monitorohen. Në spitalin infektiv ndodhen të shtruar 25 raste, 3 prej tyre nën kujdes intensiv.
Pas hetimeve tek spitali “Shefqet Ndroqi”, u identifikuan dhe 2 raste të tjera nga personeli. Nga testimi i 89 personave, personel shëndetësor kanë rezultuar 8 mjekë dhe infermierë me COVID-19 që janë pa simptoma për momentin. Ata janë vetëkarantinuar dhe po ndiqen. Ky spital do kthehet në një spital që do i shërbejë COVID-19 për të lehtësuar fluksin në Infektiv.