Shifrat/ Rritet papunësia, por Shqipëria përballet me mungesë fuqie punëtore

Në Shqipëri, shifrat e papunësisë janë në rritje, ndërkohë që mungesa e fuqisë punëtore vijon të jetë një problem i rëndësishëm.

Shifrat zyrtare tregojnë se, për tremujorin e katërt të vitit 2024, shkalla e papunësisë për popullatën 15 vjeç dhe më lart është 8.8%, krahasuar me 9.5% në tremujorin e katërt të vitit 2023.

Shqipëria dhe Spanja janë në nivel të barabartë për sa i përket papunësisë dhe kryesojnë Europën për shkallën më të lartë të papunësisë tek të rinjtë e grupmoshës 15-29 vjeç.

Pas tyre renditen Greqia, Serbia, Suedia dhe Finlanda.

Nga ana tjetër, sektore të shumtë janë duke vuajtur për shkak të mungesës së fuqisë punëtore. Të rinjtë shqiptarë preferojnë të emigrojnë në kërkim të mundësive më të mira ekonomike jashtë vendit.

Euronews ka siguruar të dhëna nga AKPA për numrin e shtetasve të huaj që kanë kërkuar të punojnë në Shqipëri.

Gjatë vitit 2024, janë aprovuar rreth 13,000 aplikime online për leje unike që mundësojnë qëndrimin për motive punësimi.

Shumica e shtetasve të huaj vijnë nga Italia, Turqia, Kosova, India dhe Filipinet.

Miratimet për punësim janë bërë për shtetas të huaj në këto sektorë ekonomikë: akomodim dhe shërbim ushqimor, aktivitete të tjera shërbimi, sektorin e ndërtimit, tregtinë me shumicë dhe pakicë, si dhe industrinë përpunuese.

Të Fundit