Shfuqizohet Bordi i Transparencës për karburantet

Pas mbledhjes qeverisë Ministrja Delina Ibrahimaj në një komunikim theksoi se sot është marrë vendimi për shfuqizimin e bordit të hidrokarbureve.

Brahimaj në një deklaratë për mediat, ajo tha se vendimi u mor bazuar në stabilizimin e çmimeve.

“Një tjetër vendim i rëndësishëm, me fillimin e krizës ngriti një bord të transparencës për kontrollin e çmimeve. Që prej asaj kohe çmimet kanë pasur luhatje të mëdha. Ne vendosëm të përcaktojmë disa marzhe fitimi me qëllim limitimin të efektit të spekulimeve të hidrokarbureve dhe të limitonim abuzimet. Ne vendosëm, për shfuqizimin e bordit të hidrokarbureve dhe situatës së veçantë në këtë treg”, ka thënë ndër të tjera Ibrahimaj.

Të Fundit