Shfrytëzonte vajzat kolumbiane për prostitucion, arrestohet 22-vjeçari në Tiranë

Një 22-vjeçar që shfrytëzonte katër vajza kolumbiane për prostitucion është arrestuar nga policia e Tiranës këtë të enjte.

Në kuadër të operacionit të koduar “Apartamenti”, u vu në pranga shtetasi Kejvi Pocaj për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”.

Po ashtu në pranga ranë edhe dy vajza, Juliana Ospina 20-vjeçe dhe Lorena Crespo 27-vjeçe, shtetase kolumbiane, për veprat penale “Mbajtja e lokaleve për prostitucion” dhe “Prostitucioni”.

Sipas raportimeve, të dyja këto shtetase kishin marrë me qira dhe kishin përshtatur një apartament në Rrugën e Barrikadave për ushtrimin e prostitucionit, ku banonin bashkë me dy shtetase kolumbiane.

Ndërkohë, ndaj dy shtetaseve të tjera kolumbiane, K.R., 23 vjeçe dhe A.A., 21 vjeçe, është nisur procedimi penal për veprën penale “Prostitucioni”.

Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Të Fundit