Shfrytëzonin të miturën për prostitucion, arrestohen dy shtetase në Sarandë

Dy gra, 42 dhe 39 vjeçe, janë arrestuar nga policia në Sarandë pasi shfrytëzonin një 16 vjeçare për prostitucion.

Gjatë kontrolleve në dy lokale të marra me qira prej tyre, në lagjet nr. 3 dhe nr. 4, në të cilat ushtrohej prostitucioni, u gjet një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari e paligjshme.

Njoftimi i Policisë:

DVP Vlorë/Finalizohet pas 2 muajsh hetime me metoda proaktive, operacioni i koduar “Silent Watch”.

Vihen në pranga 2 shtetase që shfrytëzonin një shtetase të mitur, për prostitucion.

Sekuestrohet një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari e paligjshme.

Si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, gjatë 2 muajve, nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, u finalizua operacioni policor i koduar “Silent Ëatch”.

Gjatë operacionit u kapën dhe u vunë në pranga shtetaset:

S. O., 42 vjeçe dhe L. D., 39 vjeçe, të dyja banuese në Sarandë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këto shtetase kanë shfrytëzuar për prostitucion, një 16-vjeçare. Gjatë kontrolleve në dy lokale të marra me qira prej tyre, në lagjet nr. 3 dhe nr. 4, në Sarandë, në të cilat ushtrohej prostitucioni, u gjet një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari e paligjshme, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Të Fundit