Arben Bylyshi, një 55 vjecar nga Vlora, emigrant prej vitesh në Kanada, ka kërkuar ndihmën e emisionit tonë për hipotekën e shtëpisë së tij në Vlorë. Banesa në fjalë është pajisur me hipotekë përmes legalizimit në 2012-ën, por gabimisht ka dalë me një kat e pasqyruar në kartelë, dhe jo me dy kate, sic është faktikisht.Arbeni tregon, se me legalizimin e shtëpise është marrë nëna e tij e moshuar, që ka shkuar cdo javë për katër vjet npër zyrat e legalizimit.Hipotekimi i shtëpisë për Arbenin është emergjent, pasi ai është diagnostikuar me tumor më shumë se një vit më parë dhe kërkon të shesë shtëpinë në Vlorë për kurim në Kanada. Arbeni ka gjetur blerësit, por nuk e shet dot, pasi hipoteka ka dalë me një kat.Gazetari i “Stop” e coi këtë rast në Kadastrën e Vlorës, ku na thanë, se hipoteka e Arbenit ka dalë me një kat, pasi nga dokumentacioni në dosje, rezulton që Arbeni ka aplikuar dy herë, në vitet 2005 dhe 2009. Në vitin 2005 shtëpia e tij ka qenë një katëshe. Në vitin 2012, kur është shqyrtuar kërkesa sipas vkm-së së kohës, është legalizuar kërkesa e vitit 2005.Sipas drejtuesve të Kadastrës Vlorë, brenda një kohe të shkurtër nga kërkesa e avokatit të Arben Bylyshit, hipoteka e shtëpisë, do të dalë me dy kate.
- +355 67 220 8888
- [email protected]