Sheshi në Prishtinë “pushtohet” nga qindra persona dhe flamuj të UÇK-së pak para nisjes së marshimit

Sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë është “pushtuar” nga qindra persona me flamuj të UÇK-së, Kosovës e atij kombëtar teksa pritet të nisë marshimi “Drejtësi, jo politikë”.

Qytetarët nga i gjithë vendi dhe përtej kufijve janë mbledhur për t’u bashkuar në këtë marshim teksa kërkojnë drejtësi për 4 ish-krerët Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po mbahen në Hagë. Siç shihet edhe nga pamjet, as moti me shi nuk i ka ndaluar që të bashkohen në marshim. Gjithashtu në sfond dëgjohen këngë patriotike.

Në këtë marshim janë bashkuar edhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, kreu i BDI Ali Ahmeti, kreu i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla, djali i Hashim Thaçit dhe kreu i PDK Bedri Hamza.

Të Fundit