Deputeti socialist Erion Braçe shpreh revoltën e tij për sherrin masiv që ka ndodhur dy ditë më parë në Palasë, ku disa të rinj janë rrahur dhunshëm me njëri-tjetrin, teksa ndodheshin në një lokal buzë detit.
Ai i bën thirrje që të merren masa për këta persona. Sipas Braçes, këta persona që pretendohet të jenë “VIP-a” në fakt janë llumi i shoqërisë që shkojnë në këto zona bregdetare vetëm për të treguar pushtetin e parave të tyre kriminale, të pakontrolluara nga autoritetet.
Reagimi
Kam ca gjera per te thene per kete llum; “sundimi i ligjit” nuk eshte dy llafe goje,eshte shume me teper se kaq!
E para-transparenca; vendi, ka shume rendesi te thuhet qarte-rrahja prej barbaresh, ndodhi ne klubin sin ne green cost; nuk ka arsye pse te mbulohen, fshihen emrat; ka shume rendesi per te ditur ku duhet shkuar per pushime-plazh, muzike, qetesi, siguri; fytyrat, ka shume rendesi te duken qarte- ky llum qe shkaterron pushimet vjetore te cilitdo shqiptari e te huaji ardhur ne shqiperi, ka fytyre, emra; nuk ka arsye pse te mbulohen fytyrat dhe emrat te fshihen pas inicialeve; keta jo vec perbejne rrezik publik per njeri tjetrin por jane nje rrezik per jeten e cilitdo; secili, shqiptar apo i huaj duhet te kete te qarte jo vec cfare gjen, ka ne krah atje ku shkon te pushoje, qetesohet apo argetohet, por edhe sa rrezik ka te ndash mjedisin publik me keta.
E dyta-modeli i ketij biznesi; ky vend, ne oferten e tij qe ne kete dimension behet mburravece pa shkak-natyra eshte krenaria jone, ka edhe jeten e nates; domethene kete qe shihni ne video-jete nate! natyrisht, te jemi te vertete, jo kudo eshte e tille; eshte keshtu aty ku modeli i biznesit eshte i tille! lokale qe ngrihen per jete nate-edhe dite sipas nevojes se biznesit, te tilla per te thithur leket e llumit-atyre qe me perkedheli ne televizione i shquajne si “cunat e londres”, “cunat e amsterdamit, roterdamit, madridit, barcelones, milanos, antverpit, brukselit”, “cunat bllokut”, “cunat e ketij apo atij banditi”; per ta dhe eskortat e tyre, brenda ketyre lokaleve ka zona vip ku tavolina kushton 500, 1000, 2000, 5000 euro, shampanja kushton 500, 1000, 1200 euro dhe jo per tu pire por per te lagur, nje karkalec-nje domethene nje, jo pjate, kushton 100 euro, nje shalqi ndare ne thela shkon 500 euro si frut i fresket e keshtu me rradhe; pra modeli i biznesit-mblidh para, therret keta me gjithe ckane e ato pas ketyre! e treta-viplleku i ketyre; per kete model biznesi keta jane vipa; ne fakt keta jane llum, llumi!
Njerez qe ne pamje te pare nuk ju dihet se nga ju buron mireqenia, nderkohe sa te hapesh gojen e te pyesesh apo sa perfshihen e per ta kerkon, meson cfare llumi jane-i identifikon ambjenti ku rrine, paraja qe shpenzojne; po doemos edhe kartelat perkatese kriminale. tani dua te them: e para-pastrini mjedisin publik nga keta. keta nuk pushojne, nuk jane ne breg per pushime por per te treguar e imponuar statusin e tyre-vipllekun; keta dhe ato bashke me keta. amjentet tona nuk mund te jene ambjentet e ketyre, nuk mund te jemi bashke kurre! e dyta- pastroni sektorin e sherbimeve nga ky model biznesi, ne shumicen e tij edhe informal; eshte ky biznes qe therret kete llum dhe parate e ketij llumi; i perulem cdokujt ne bregun e ketij vendi qe sherben per njerez normale, synon njerez normal dhe respekton buxhetet e tyre, fiton ne kete menyre e ofron qetesi, argetim e siguri njeheresh; ky eshte ambjenti jone; e treta- shume bejne te gjithe bashke, police, hetues, prokurore, gjykates, kontrollore te tjere qe merren me pasurite e politikaneve; po me parate e ketij llumi dhe ketij modeli biznesi do merret kush? keta pa para nuk jane asgje, hic, zero! merruni nje here te vetme seriozisht me keta, jo vetem kurr rrihen ne publik! eshte gjeja me e thjeshte e mundshme: keta nuk duhet te kene vend ne mjedisin publik!