Një qytetare nga Tirana tregon, se ndjehet e mashtruar nga një person, që e konsideronte mike. Ajo thotë, se Elona Tati, pas një viti miqësie i kërkoi një shumë prej 5 milionë lekësh, duke thënë, se i duheshin për një emergjencë. Duke qenë se denoncuesja nuk i kishte paratë, mori kredi në bankë me afat shlyerjeje tre vjet, vetëm që ta ndihmonte mikeshën e saj.Mirëpo tre muajt, e afatit të premtuar, kaluan dhe Elona nuk pagoi. Duke parë, se premtimet nuk po mbaheshin, qytetarja kërkoi, që gjithcka të përpilohej në zyrën noteriale të Redion Zaloshnjës, ku Elona deklaroi, se deri në shtator 2024, do ta shlyente shumën. Por as ky afat nuk u respektua.Denoncuesja bëri edhe një deklaratë të dytë noteriale te i njëjti noter, duke i dhënë Elonës një afat më të gjatë, pra shlyerje deri në qershor 2025. Por as në këtë afat nuk i mori paratë e veta.Gazetarja takoi Elona Tatin, e cila sërish deklaroi, se do t’i kthente paratë, duke kërkuar edhe dy muaj kohë. Në prani të grupit të xhirimit, Elona u zotua, se më 7 janar do të shlyente 1 milion lekë, ndërsa pjesën tjetër do ta paguante gjatë muajit shkurt.



