Një sfidë e pazakontë mes dy grave do të kishte përfunduar në mënyrën më të keqe nëse nuk do të kishin ndërhyrë prindërit e tjerë të pranishëm. Sfidë e kishte te bente me te pasmet e grave dhe ndodhi në Piazza Cianciulli në Nocera Inferiore, përpara gjimnazit klasik Vico dhe shkollës së mesme dhe fillore De Lorenzo aty pranë.
Pas kafesë, të dyja gratë filluan të debatojnë, derisa sipas dëshmitarëve, filluan të diskutojnë se cila prej tyre kishte pjesën e pasme më të bukur dhe më tërheqëse. Këtë e raporton IlMattino.it.
Njëra prej tyre, për të vërtetuar pretendimet e saj, uli pantallonat duke treguar atë që e konsideronte si një prej cilësive të saj të bukurisë. Skena, përtej normave të mirësjelljes, rrezikonte të përfundonte në një përleshje të rrezikshme. Rivalja, me sa duket, nuk e priti mirë gjestin dhe filloi ta ofendonte atë. Gjithçka u qetësua falë ndërhyrjes së prindërve të tjerë të pranishëm. Situata u qetësua, por të dyja nënat mund të vendosin të sfidohen sërisht për të pasmet e tyre tjera.