Në 25 maj 2022, në zyrën e Gjendjes Civile Elbasan, ka ndodhur një konflikt fizik mes dy punonjëseve të kësaj zyre. Njëra prej tyre, tashmë ish punonjëse, thotë se ka punuar 14 vjet në këtë institucion dhe nuk ka pasur probleme të tilla. Por kur erdhi kolegia e re, Fatbardha Kume, nisi ta ofendonte dhe ta bullizonte, gjë që arriti deri në dhunë fizike.Denoncuesja thotë, se u ankua te përgjegjësja e gjendjes civile të asaj kohe, por nuk u mor asnjë masë. Më pas iu drejtua Drejtorisë së Policisë Elbasan, dhe OPGJ Ornela Leçku e mori në pyetje, i bëri foto dhe zonja mori 5 ditë raport.Pas kthimit në punë situata konfliktuale vijoi dhe denoncuesja humbi edhe vendin e punës.Ne interesohemi te OPGj Ornela Leçka, e cila pranon, se i kujtohet ky rast.Ajo thotë, se ka marrë në pyetje palët, ka bërë kqyrjen e rastit dhe fotot dhe materialet i kanë kaluar prokurorisë. Në përgjigje të një shkrese, Prokuroria e Elbasanit shprehet, se e ka regjistruar procedimin penal, dhe ne vitin 2023 ka dalë me pushimin e cështjes. Nëse palët kanë pretendime, duhet t’i drejtohen Gjykatës!
