Sherr për pronat në Himarë, goditet me grushte dhe gurë 68-vjeçari, procedohen autorët

Një sherr për motive pronësie ka ndodhur mes tre personave në Himarë. Sipas policisë, ka nisur procedimi penal për shtetasit 49 dhe 54 vjeç pasi kanë dhunuar një 68-vjeçar.

Kallëzimi në polici është bërë nga 68-vjeçari, i cili nga goditjet me grushte dhe me gurë, ka marrë dëmtime në kokë dhe në trup.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit 49 vjeç, dhe 54 vjeç, të dy banues në fshatin Vranisht, pasi ka kallëzuar shtetasi 68 vjeç, banues në të njëjtin fshat, se gjatë një debati për motive pronësie, këta shtetas e kanë goditur me grushte dhe me gurë, duke i shkaktuar dëmtime në kokë dhe në trup”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të Fundit