Sherr në zonën e ish-Bllokut, roja e parkimit dyshohet se qëlloi me brryl në fytyrë 30-vjeçarin, i riu në gjendje të rëndë shëndetësore

Orët e para të ditës së sotme një sherr ka ndodhur në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, ku një roje parkingu dyshohet se ka goditur me bërryl në fytyrë një 30-vjeçar.

I riu, i identifikuar me inicialet E. M., ka rënë në tokë pa ndjenja dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Mësohet se sherri mes tyre ka ndodhur për një vend parkimi.

Policia ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa ka vënë në pranga për për veprën penale “Vrasja me dashje”, rojen G. D.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin G. D., 35 vjeç, banues në Tiranë, (roje në një parking në zonën e Ish-Bllokut), për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 76 e 22 të Kodit Penal.

Ky shtetas dyshohet se ditën e sotme, rreth orës 06:30, në rrugën “Pjetër Bogdani”, pas një debati, ka goditur me bërryl në fytyrë shtetasin E. M., 30 vjeç, i cili ka rënë në tokë pa ndjenja dhe është dërguar në spital, ku aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve

Të Fundit