Sherr në Tiranë, 3 persona përfundojnë në spital, 2 në komisariat

Pesë persona janë përfshirë në një konflikt të ashpër pasditen e kësaj të mërkure në Yzberisht. Ngjarja është regjistruar rreth orës 16:50, në rrugën “Thoma Koxhaj”, në kryeqytet.

Si pasojë kanë mbetur të plagosur 3 prej tyre të cilët ndodhen në spital në kujdesin e mjekëve, ndërsa dy shtetasit e tjerë të përfshirë në këtë sherr janë shoqëruar në Komisariat.

Njoftimi i policisë

Më datë 04.12.2024, rreth orës 16:50, në rrugën “Thoma Koxhaj”, janë konfliktuar dyshohet me sende të forta, shtetasit Sh. H., dhe K. H., me shtetasit F. C., G. Z., dhe S. Z.

Si pasojë janë dëmtuar shtetasit F. C., G. Z. dhe S. Z. të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa shtetasit Sh. H. dhe K. H., janë shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të konfliktit.

Të Fundit