Një 57-vjeçare është proceduar penalisht në Elbasan pasi ka goditur me lopatë një vajzë të re 25-vjeçare.
Policia e Elbasanit njofton se ka referuar në Prokurori materialet ku ka nisur procedimi penal për shtetasen N. S., 57 vjeçe, e cila ka goditur 25-vjeçaren me një send të fortë (lopatë), për motive të dobëta.
Si pasojë e goditjes, 25-vjeçarja ka marrë mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe për veprimet e mëtejshme ligjore.