Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan mjekun Julian Habibaj, 53 vjeç, i cili ushtronte detyrën si mjek në një spital në Tiranë. Sipas policisë, ai dyshohet se ka goditur kryeinfermieren e të njëjtit institucion shëndetësor, pas një konflikti të lindur lidhur me kundërshtimin për zbatimin e një protokolli mjekësor.
Ngjarja po hetohet nga autoritetet, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.




