Sherr mes dy punonjësve në spitalin “Shefqet Ndroqi”, radiologu godet me gërshërë infermierin (EMRAT)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot paradite në ambientet e një spitali shtetëror, ku një konflikt për motive të dobëta ka degjeneruar në dhunë fizike me përdorimin e një mjeti prerës.

Mësohet se radiologu Dashamir Çajka ka goditur me gërshërë infermierin Mikel Osmani.

Tiranë/Informacion paraprak: Rreth orës 11:20, në ambientet e një spitali shtetëror, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi D. Ç., rreth 32 vjeç, ka goditur me mjet prerës shtetasin M. O., rreth 37 vjeç, të dy punonjës të spitalit.

Shtetasi M. O. është në kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e shtetasit D. Ç.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të rastit.

Të Fundit