Sherr mes dy grave në Librazhd, 50-vjeçarja godet me grushte bashkëfshataren

Një sherr mes dy grave ka ndodhur në një fshat të Librazhdit. Sipas uniformave blu, një 50-vjeçare është proceduar nga policia për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.

Mësohet se 50-vjeçarja ka goditur me grushte shtetasen E.T. për motive të dobëta.

Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Librazhd proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasen L. T., 50 vjeçe, banuese në fshatin Mirakë, Librazhd, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grushte, shtetasen E. T.”,-njofton policia.

Të Fundit