Një 15-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi plagosi me thikë një të mitur.
Gjithashtu një 16-vjeçar është vënë nën hetim pasi nuk kallëzoi krimin, ndërsa 14-vjeçari i plagosur ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan një shtetas të mitur 15 vjeç, si dhe nisi procedimi penal për një tjetër, 16 vjeç, pasi më datë 02.10.2024, rreth orës 18:00, në Laknas, pas një konflikti për motive të dobëta, 15-vjeçari ka goditur me mjet prerës një 14-vjeçar, ndërsa 16-vjeçari nuk ka kallëzuar krimin.
I dëmtuari ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve”, njoftoi policia.