Një konflikt është regjistruar mes 2 vajzave pranë kompleksit Delijorgji në Tiranë. Mësohet se njëra prej tyre ka pasur një mjet prerës, thikë dhe ka dëmtuar tjetrën është futur dhe motra e të dëmtuarës për ti ndarë.
Më tej e lënduara është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Autorja është shoqëruar pranë komisariatit numër 2 ku do të jap dhe deklaratën e saj në lidhje me ngjarjen. Paraprakisht dyshohet se dy vajzat ishin shoqe me njëra- tjetrën dhe shkak i sherrit kanë qenë arsye banale pasi kanë qenë dhe nën efektin e alkoolit.