Sherr me grushte në bulevardin e Korçës, i dëmtuari dërgohet me urgjencë në Tiranë

Një konflikt mes dy personave në Korçë ka përfunduar në dhunë fizike, ku si pasojë një shtetas ka mbetur i plagosur rëndë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së hënës, në një nga rrugët kryesore të qytetit.

Sipas informacioneve paraprake, autori e ka goditur viktimën me grushte në fytyrë dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

Ai është arrestuar pak më vonë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë.

I dëmtuari ka marrë plagë në fytyrë dhe është transportuar drejt spitalit të Tiranës për ndihmë më të specializuar mjekësore.

Të Fundit