Sherr i madh në Paskuqan! Qëlloi me automatik për të kërcënuar të vëllain pasi i dhunoi vajzën

Policia ka parandaluar përshkallëzimin e një konflikti mes dy vëllezërve në Paskuqan që ka përfunduar me përdorimin e armës së zjarrit.

Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme, shërbimet e Policisë kanë neutralizuar të dy shtetasit e përfshirë në konflikt, konkretisht M. M., 61 vjeç (me precedent për kundërshtim të punonjësit të Policisë) dhe A. M., 63 vjeç, vëllezër, të cilët në përfundim të veprimeve procedurale u arrestuan në flagrancë.

“Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se shtetasi M. M. qëlloi me armë zjarri kallashnikov, në ajër, për të kanosur shtetasin A. M., i cili i kishte dhunuar vajzën”, bëri me dije policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Të Fundit