Një konflikt i ashpër familjar mes vëllezërve në Ksamil ka përfunduar me dhunë fizike dhe arrestimin e dy personave. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 28 korrikut, kur pas një debati verbal, situata ka degraduar në përplasje fizike.
Policia e Sarandës njofton se ka arrestuar në flagrancë shtetasit Sh. H., 62 vjeç dhe djalin e tij E. H., 35 vjeç, pasi kanë dhunuar me sende të forta shtetasin B. H., 57 vjeç, vëllai i 62-vjeçarit.
Si pasojë e goditjeve, 57-vjeçari ka pësuar dëmtime në kokë dhe është dërguar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.