Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ofruar asistencë në trajnimin e anëtarëve të Gardës së Republikës që mbrojnë zyrtarët e lartë në Shqipëri.
Në një njoftim të ambasadës amerikanë bëhet me dije se “tetë anëtarë të Gardës së Republikës, të cilët ofrojnë shërbime për mbrojtjen e zyrtarëve të qeverisë shqiptare, përfshirë prokurorët e SPAK, kryen një trajnim taktik të nivelit të lartë nga Shërbimi Sekret i SHBA në Akademinë Ndërkombëtare të Zbatimit të Ligjit të Shteteve të Bashkuara në Budapest”.
“Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri gjithashtu ofron pajisje taktike dhe është krenare që zhvillon trajnime të rregullta me individët e guximshëm që mbajnë të sigurt zyrtarët e drejtësisë në Shqipëri”, thuhet më tej në njoftimin e ambasadës amerikane.



