Shënohet përvjetori i “Mesharit” të Gjon Buzukut, veprës së parë të shkruar në gjuhën shqipe

Si sot, më 5 janar 1555, prifti katolik shqiptar dom Gjon Buzuku e përfundoi së shkruari ‘Mesharin’ e tij, që deri më sot njihet si vepra e parë e llojit dhe njëkohësisht si i pari monument letrar i botuar në gjuhën shqipe.

Vetë autori, dom Gjon Buzuku shkroi në pasthënien e “Mesharit”, kësaj vepre monumentale të gjuhës shqipe, se e nisi më 20 mars 1554 dhe e mbaroi së shkruari veprën më 5 janar 1555.

Data, të cilat ndodhen të shkruara në pasthënien e veprës. Është kjo koha që punoi për shqipërimin, ose për botimin e saj, nuk del e qartë.

Me veprën e Buzukut kemi një vazhdimësi të kulturës shqiptare edhe në kushtet e vështira të pushtimit osman, kulturë që në humanistët u përfaqësua me vepra kryesisht në gjuhën latine.

Më 1740 u zbuloi ne Bibliotekën e Propaganda Fides, afër Romës, Mesharin e don Gjon Buzukut (1555) e zbuloi ipeshkvi i Shkupit Imzot Gjon Nikollë Kazazi nga Gjakova. Gjithë gëzim për këtë gjetje, ai njoftoi Gjergj Guxetën në Palermo të cilit i dërgoi një faqe. Libri mendohet të jetë shtypur në Venedik në alfabetin latin, duke shtuar disa shenja cirilike për tingujt në shqip. Ky zbulim bëri bujë të madhe, sepse është libri i parë në gjuhën shqipe. Ky zbulim mbeti në heshtje për më tepër se një shekull, deri më 1909, kur e rizbuloi arbëreshi Pal Skiroi, në Bibliotekën e Vatikanit në Romë, ku gjendet edhe sot me shënimin Katalogu: R.G. Liturgia III, 194.

Më 1932 libri u fotokopjua në tri kopje, njëra nga të cilat gjendet ne Bibliotekën Kombëtare Shqiptare ne Tirane. Me 1968, gjuhëtari i shquar shqiptar Eqerem Çabej, botoi studimin shkencor te veprës së Buzukut të shoqëruar me studimin për gjuhën dhe meritat e autorit. Ekspozimi i veprës origjinale për herë të parë në Shqipëri u arrit në kuadrin e 100-vjetorit të pavarësisë, në Bibliotekën Kombëtare në Tiranë.

Të Fundit