Komisari Leonard Palushi ishte kthyer në një ‘ushtar’ të Erion Alibej i cili drejtonte një grup kriminal në Elbasan.
Në këtë konkluzion ka mbërritur SPAK pas hetimeve gati 2-vjeçare lidhur me oficerin e nivelit të mesëm drejtues që u vu në pranga gjatë operacionit ‘Plumbi i artë’.
Dëshmia e të penduarit Nuredin Dumani është vërtetuar edhe nga hetimet e SPAK.
Arma me të cilën u vra Emiljano Ramazani u vendos qëllimisht në një servis në Peqin me qëllim përplasjen e dy grupeve kriminale që skishin lidhje me ngjarjen.
Informacionin për drejtimin e gabuar të hetimeve dhe arrestimin e dy personave të pafajshëm e dha pikërisht komisar Palushi me porosi të Erion Alibej.
SPAK ka arritur të dokumentojë se shefi i vrasjeve kishte përfituar një automjet Mercedes-Benz nga Alibej duke e kamufluar në emër të një të afërmi të tij.
Takimet thotë prokuroria e posaçme kanë qenë të vazhdueshme duke krijuar një raport mes zyrtarit të policisë dhe drejtuesit të një grupi kriminal.
Për këto takime, eprorët e komisar Palushit në Elbasan kanë deklaruar se nuk kanë qenë në dijeni.
Krahas zyrtarit të policisë që akuzohet për korrupsion, një sërë akuzash ndaj Erion Alibejt janë ngritur edhe nga SPAK, ndërsa ky i fundit nuk dihet nëse ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë.