Shefi i qendrës shëndetsore Tamarë akuzon gazetaren për shkeljet e veta

Para pak ditësh në 10 prill treguam, sesi nga portali “infermierët për Shqipërinë” në Malësinë e Madhe, kanë dalë fitues 37 infermierë, që presin për një vend pune. Në Qendrën Shëndetësore të Tamarës, ka dalë një vend vakant në 30 mars 2024. Përveç këtij vendi, në këtë qendër, janë dhe dy infermiere që kanë mbushur moshën e pensionit, por vazhdojnë të rrinë në detyrë. Një vajzë është drejtuar në redaksinë tonë, duke thënë se është fituese në portal dhe pret një mundësi punësimi. Por infermieret, që kanë mbushur moshën mbahen nga drejtuesi i qendrës, i cili nuk shfaqet në punë dhe mban zonjat në fjalë për ta mbuluar. Vetë shefi i qendrës, mjeku Ardian Këllici, akuzon gazetaren, për shkeljen, që ka bërë vetë. Nga ana tjetër, në Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor, Malësi e Madhe, na u tha, se drejtori I qëndrës shëndetësore të Tamarës e ka dërguar vetëm para një jave shkresën për dy vendet vakante dhe tani pritet nga Drejtoria e Operatorit te shërbimit të kujdesit shëndetësor të publikohen në portal.

Të Fundit