Shefi i Komisariatit të Lezhës dyshohet se ngacmoi seksualisht agjenten e krimeve

Shefi i Komisariatit të Lezhës, A.H. është vënë nën hetim nga drejtësia. Sipas informacioneve paraprake, po hetohet për ngacmim seksual ndaj një agjente krimesh.

Klan News ka mësuar se Hoxha ishte në gjendje të dehur në momentin kur ka ngacmuar agjenten. Ka qenë kjo e fundit që ka kallëzuar shefin e Komisariatit të Lezhës për ngacmim seksual.

Autoritetet po punojnë për zbardhjen e rrethanave të rastit./tvklan.al

Të Fundit